Mediat holandeze: Presidenti i vetshpallur i Çamerisë u gjend i vrarë në kanal, e kishte ushtrinë e tij

Mediat holandeze kanë raportuar se politikani shqiptar i vetëshpallur si presidenti i Republikës së Çamerisë në ekzil, Festim Lato është gjetur i vdekur në një kanal në Amsterdam.

Për Laton është raportuar javën e kaluar se ishte vrarë deri më tash nga persona të panjohur.

Lato, 43 vjeçar, e kishte ushtrinë e tij private në fshatin Gelderland afër Aferdenit, ku jetonte, ndërsa siç raporton Niderland Times, shumë zyrtarë holandezë ishin të shqetësuar për këtë, por nuk kishin ndërmarrë asgjë, transmeton Ballkani.info.

Ai ishte shpallur si president i Republikës së Çamerikës, rajonit shqiptar që gjendet brenda territorit grek.

https://www.youtube.com/watch?v=_9WOGoo8pGk

Ferma në të cilën jetonte ai ngjante në kazermë, ndërsa siç raporton telegrafi holandez, forcat e armatosura të Çamerisë stërvitëshin nga ushtarët e Kosovës.

Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Lato kishte organizuar në shtëpinë e tij paradë ushtarake, kurse në video incizimet shihet se si ai parakalon pran ushtarëve me uniforma kamuflazhi.

Ai dëgjohet duke thënë se “Kjo është ushtria që po e krijoj”.

Për vrasjen e Latos janë duke u hetuar dy pista, një e vrasjes për borxhe, pasi që thuhet se ai kishte miliona euro borxhe dhe pista e dytë për shkak të aktivitetit politik.

Lato ishte me prejardhje nga Vlora. /Ballkani.info/

loading…