Mediat greke: Shqipëri-Kosovë krijojnë 60 km zonë të lirë, Serbia reagon ashpër

Kjo pasi sipas tyre kjo marrëveshje është nisja e bashkimit Kosovë dhe Shqipëri, për tu bërë Shqipëria e Madhe. Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për zonën e përbashkët. Në artikull shkruhet se nga kjo marrëveshje Serbia është e acaruar dhe se ka reaguar shumë egër.

Kjo pasi sipas tyre kjo marrëveshje është nisja e bashkimit Kosovë dhe Shqipëri, për tu bërë Shqipëria e Madhe. Gjithashtu shkruhet se Serbia ka kërkuar nga Brukseli që të marrin masa që kjo marrëveshje mos të hyjë në fuqi.

Shkrimi i Plotë:

Shqipëria dhe Kosova po krijojnë një zonë të përbashkët kufitare në kufijtë e tyre, ku qytetarët nga të dyja anët do të mund të lëvizin lirshëm në një hapësirë prej 30 km, të cilin kundërshtarët e tij e vlerësojnë si lëvizje në frymën e “Shqipërisë së Madhe” . Ndërhyrja e BE-së për të mos vazhduar me planifikimin për zonën e përbashkët ndërkufitare Shqipëri – Kosovë, e ka kërkuar Serbia. Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç akuzoi Brukselin se ishte plotësisht i heshtur ndaj planeve për të formuar një Shqipëri të madhe .

Hapësira e përbashkët do të ketë shërbime publike të përbashkëta, ndërsa qytetarët e secilës palë mund të lëvizin lirshëm dhe të qëndrojnë në seksionin tjetër për më shumë se tre muaj pa problem. Banorët e “zonës së përbashkët” do të pajisen me lejen e qarkullimit kufitar vendor, të cilën do ta shfaqin në pikat kufitare së bashku me identitetin e tyre. Ata do të mund të lëvizin dhe të punojnë vetëm në një rreze prej 30 km në të dy anët e kufirit.

“Janë rreth 300 mijë banorë, të cilët do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky lehtësim. Kjo do të thotë se ata mund të ndjekin shkollën lirisht nga shkolla fillore deri në shkollën e mesme, në varësi të vendndodhjes së institucioneve arsimore në të dy anët e kufirit. Në të njëjtën kohë ata do të mund të shkojnë në punë në të dyja anët e kufirit, pa pasur nevojë për asnjë dokument apo leje”, tha ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Kuci./dosja.al/