Mediat greke: Personi i ekzekutuar nga policia në Rinas, i arratisur nga burgu grek i Trikallës

Mediat greke bëjnë me dije se personi i ekzekutuar gjatë diutës së sotme nga policia që mori pjesë në grabitjen e 10 milion eurove ishte një i dënuar në shtetin fqinj.

Bëhet me dije personi në fjalë ishte një i dënuar për llogari të drejtësisë greke por që ishte arratisur nga burgu i Trikallasë në vitin 2013.

Nga grabitja e ndodhur sot në Rinas, ku katër persona të maskuar dhe me uniformë ushtarake sulmuan një utoblind në të cilin transportoheshin para, janë marrë rreth 10 milion euro.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar dhe po merren në pyetje nga Policia rreth 40 persona si dhe ka lëshuar 4 urdhër arreste.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Ndërkohë mësohet se trupi i grabitësit të vrarë gjatë aksionit të Policisë është nisur drejt morgut.