Mediat daneze: Shpëtuam në minutat shtesë

Mediat daneze kanë raportuar për lojën e kombëtares së tyre kundër kombëtares tonë.

“Kosova ka qenë në epërsi gjatë lojës, por Pierre Emile HojBjerg e barazon rezultatin në fund” raporton SportTV2.dk, transmeton Gazeta Express

Gazeta thotë se Danimarka u nis për të luajtur kundër anëtares më të re të FIFA-s, me idenë që fitoren e kanë të sigurtë, duke e pasur parasysh se Kosova renditet shumë larg në ranglistën ndërkombëtare të futbollit.

“Skuadra e Kosovës e cila ka vetëm 3 vjet që luan futboll, i ka nxjerrur telashe të mëdha ekipit Danez, përballë 13.000 tifozëve entuziastë të Kosovës. Edhe pse Kosova ka qenë në epërsi, ekipi Danez ka barazuar në minutat shtesë, Raporton SportTV2.dk.