Media italiane publikon pamjet/ Makinat me viktimat e koronavirusit në radhë për në Shqipëri
Në mediat italiane janë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen disa makina funeralësh me shqiptarë që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit.
“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë
LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës.
Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit.
Foto: Francesco Saccente” shkruan media italine.
Ndërkohë ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga CoVid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën. Ndërkohë në shtetin fqinj vijon që numri i viktimave të jetë tepër i lartë me mbi 500 në ditë.