Medel dhe Vidal e harrojnë humbjen, i dalin në mbrojtje Leo Messit

Arturo Vidal dhe Gary Medel i kanë dalë në mbrojtje Lionel Messit pas, pas incidentit mes këtyre të fundit i cili iu kushtoi atyre me përjashtim nga loja për vendin e tretë mes Argjentinës dhe Kilit në Kupën e Amerikës të shtunën.

Messi bashkë me Medelin u përjashtuan direkt me kartonë të kuq pa vetëm 37 minutave lojë në fitoren e Argjentinës 2:1 kundër Kilit, për shkak të një kacafytjeje.

Ata e konfrontuan njëri-tjetrin pasi topi kishte dalë jashtë lojës, me Medelin që ishte agresori në këtë situatë, sepse ai e shtyu vazhdimisht me kokë dhe gjoks sulmuesin e Barcës.

Messi ishte i zemëruar me vendimin e gjyqtarit Mario Diaz de Viar për ta përjashtuar atë dhe si pasojë refuzoi të dalë në fushë për të marrë medaljen e bronztë pas ndeshjes. Ai e quajti të korruptuar Kupën e Amerikës dhe pohoi se vendimet e gjyqtarëve e kanë favorizuar Brazilin në këtë turne.

Pas ndeshjes, edhe Medel foli për këtë situatë, duke u pajtuar me mendimin e Messit: “Jam dakord me Messin, mendoj se duhet të kishim marrë nga një karton të verdhë. Ishin thjesht disa shtyrje, kaq. Gjyqtari mund ta kishte analizuar më mirë.”

Përveç tij, edhe kiliani tjetër, bashkëlojtari i Messit te Barcelona, Vidal ofroi mbështetje për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Mendoj se gjithçka ishte kundër Argjentinës në ndeshjen ndaj Brazilit. Kartoni? Ishte i padrejtë. U pa qartësisht se ata u përplasen njëri me tjetrin, por nuk u prekën në fytyrë. Nuk ishte asgjë serioze. Dy shtyrje me gjok nuk janë karton i kuq”, tha mesfushori kilian.

loading…