Selma Bajrami

Me urdhër të Vulinit iu ndalua hyrja në Serbi këngëtares boshnjake që interpretoi “Vallen Kosovare”

Selma Bajrami, këngëtare e muzikës popullore nga Bosnja dhe Hercegovina, ka përjetuar një përvojë të pakëndshme në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Ajo fillimisht është ndaluar, e më pas është kthyer në Sarajevë, gjegjësisht nuk është lejuar të hyjë në Serbi, transmeton Ballkani.info.

Drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, deri para pak kohësh, ka deklaruar se Selma Bajramit me urdhër të tij i është ndaluar hyrja në Serbi.

Siç ka shpjeguar ai, vendimin e ka marrë pas një videoje të fundit ku Selma tregonte një “shqiponjë dykrenare” në këngën “Valle Kosovare”.

“Nuk mund të tregosh simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe të marrësh para në Serbi. Nëse je krenare me “Shqipërinë e Madhe”, Serbia nuk duhet të jetë tezgë. Siç thash, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam lëshuar një sërë urdhrash që u referohen të gjithë atyre që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë. Nuk e di se cilat urdhra janë ende në fuqi, por është mirë që tradhtarët dhe ata që mendojnë se është e mundur të pështyhet Serbia pa u ndëshkuar, ta kontrollojnë vetë”, tha Vulin për Tanjug. /Ballkani.info/