Me Solarin la në stol Marcelon, tashmë Reguilon përgatit largimin nga Real Madridi

Sergio Reguilon është një nga lojtarët që mund të largohet gjatë merkatos së verës nga Real Madridi.

22-vjecari humbi vendin në formacion me rikthimin e Zidane në stolin e madrilenëve, me teknikun francez që preferon brazilianin Marcelo.

Reguilon fitoi shumë kuota në “Bernabeu” gjatë kohës që në krye të pankinës së “Los Blancos” ishte Santiago Solari, aq sa mbrojtësi i ri u shndrrua në një nga lojtarët bazë të formacionit.

Gjithsesi në ndeshjet e fundit të sezonit ai luajti shumë pak ndaj dhe largimi shikohet si një mundësi e mirë edhe për të.

Për momentin skuadra e vetme e interesuar për Reguilon është Leganes, që dëshiron ta transferojë atë në formë huazimi për të zëvëndësuar të larguarin Jonathan Silva, që u rikthye te Sporting Lisbona.