Më shumë se gjysma e rusëve besojnë se vendi i tyre burgos njerëzit për arsye politike, një rekord i të gjitha kohërave që kur agjencia e pavarur e sondazheve ‘Levada Center’ zhvilloi për herë të parë studimin më 2004.

Verën e kaluar u bë arrestimi i shkurtër i gazetarit hulumtues, Ivan Golunov, me akuza të falsifikuara, një veprim që mbështetësit e tij thanë se ishte ndëshkim për punën e tij.

Ai u la i lirë ditë më vonë pas protestave të përhapura në publik. Javë më vonë, një valë e paparë e protestave të opozitës, ku me mijëra protestues mbushën sheshet, ndërsa shumë nga ta u akuzuar penalisht në të ashtuquajturën “Çështja e Moskës”.

Gjashtëdhjetë e tre për qind e pjesëmarrësve rusë u përgjigjën pozitivisht kur u pyetën nëse Rusia ka të burgosur politikë, një rritje 50%, krahasuar me personat e anketuar një vit më parë, u bë e ditur nga studimi i nxjerr në fillim të këtij viti. Kjo rritje mund të lidhet me polemikat rreth çështjes ‘Golunov’ si dhe me arrestimet e protestuesve të opozitës në “Çështjen Moskë”, i tha Drejtori i Qendrës ‘Levada Lev Gudkov’ i tha gazetës Moscowe Times.

Të anketuarit kanë shumë të ngjarë të përmendin ish-oligarkun e internuar, Mikhail Khodorkovsky dhe regjisorin ukrainas të filmit, Oleg Sentsov, si të burgosurit politikë që ata njohin, shtoi Gudkov. Organizata Memorial e të drejtave të njeriut ka njohur 64 persona në listën e saj të të burgosurve politikë rusë. Organizata rendit 250 persona të tjerë që janë burgosur për fenë e tyre. ‘Levada’ kreu sondazhin midis 1,608 të rriturve që jetojnë në 50 rajone ruse midis 12-18 dhjetor të vitit të kaluar, e që tashmë ky raport ka parë dritën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përballet me probleme serioze të demokracisë, duke i arrestuar aktivistët që po protestojnë kundër arrestimeve të aktivistëve të opozitës. Të gjitha shtetet Evropiane, duke përfshirë këtu edhe SHBA-të kanë kundërshtuar politikat e Putinit ndaj opozitës, duke kërkuar sanksione ndaj Rusisë.