Më shumë se 6 muaj nga fillimi i pandemisë në Kosovë: Kaq viktima u shënuan në vendin tonë

Që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Kosovë, numri total I të prekurve deri tani ka shkuar në 15,063, me 12,570 nga ta të shëruar dhe 613 viktima.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 61 raste të reja, derisa janë konfirmuar sit ë shëruar 119 persona.

Gjatë dy javëve të fundit është vërejtur një rënie e dukshme në rastet pozitive, dhe një rritje në numrin e të shëruarve.

Kryeqyteti është komuna më e prekur, me rreth 2,467 raste aktive, më pas Ferizaji me 435 të tilla, dhe Gjilani me 338.

Numri total I rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1,880.