“Me shumë gëzim po e presim”, flet motra e njërës nga të mbijetuarve në aksidentin në Kroaci

Mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci, po largohen për në shtëpitë e tyre.

Motra e njërës nga të mbijetuarëve ka folur për media, e cila ishte shumë e emocionuar, pasi do të takohet me motrën e saj.

Ajo, e cila po e priste motrën me një buqetë lulesh në dorë, thotë se ishte fat shumë i madh që motra e saj kishte shpëtuar nga ky aksident tragjik.

“Fati jon është shumë I madh që motra ka shpëtu. I ka disa lëndime të lehta. Sot me shumë gëzim po e presim këtu. Po të gjithë familjarët janë mbledhur me dekore, lula e ëmbëlsira”, tha ajo për media.

Ndryshe, disa nga mërgimtarët po largohen me familjarët e tyre, ndërsa disa të tjerë janë duke u larguar me vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme.