Disa prej krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, sot cilësohen kriminelë lufte nga Prokuroria Speciale, por, gjatë luftës ata pos që kishin drejtuar UÇK-në, kishin kryer shumë aksione për vrasjen e policëve dhe ushtarëve serbë. Kjo është aktakuza e Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës kundër 15 krerëve të UÇK-së, përfshirë Adem Jasharin. Shumica ishin gjykuar dhe dënuar në mungesë nga Gjykata Serbe. Thaçit i ishin shqiptuar dhjetë vjet burgim.

Aksione të mëdha kundër Policisë së Serbisë gjatë viteve të ’90-ta kishin kryer 15 drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mes tyre, Adem Jashari, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Hashim Thaçi e të tjerë.