Në kuadër të javës së 17 të Superligës së Kosovës në futboll sot u zhvilluan tre ndeshje: Drenica – Drita, Feronikeli – Besa dhe Gjilani – Prishtina.
Drita, Feronikeli e Prishtina kanë fituar këto përballje me rezultat prej 3 me 0.
Ajzeraj, Gerbeshi e Haxhimusa i dhanë pikët e plota Dritës në sfidën ndaj Drenicës.
Kurse në ndeshjen tjetër Feronikelit pikët e plota ia siguroi Maliqi, Malaj e Simonovski.
Besa nga minuta e 27 ishte me një lojtar më pak në fushë, kur Rajoviq u ndëshkua me të kuq.
Prishtina e mposhti Gjilanin në udhëtim me golat e shënuar nga Kryeziu dhe Lilaj, si dhe një autogol nga Kastrati.







