Me një fund plot tensione, PSG-Dortmund, ja kush prek çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

PSG ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Francezët në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8 kanë mposhtur Dortmundin me rezultat 2-0 dhe e kanë eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Neymar e kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 28-të me një gol me kokë pas krosimit nga këndi të Di Marias.

Golin e dytë dhe të kualifikimit e shënoi Bernat në fund të pjesës së parë të sfidës.

Në fund të sfidës pati një përleshje në mes të lojtarëve të të dyja skuadrave, ku Emre Can u ndëshkua me të kuq ndërsa Neymar në të verdhë.

Kujtojmë se ndeshja u zhvillua pa tifozë për shkak të masave mbrojtëse kundër Koronavirusit.