Liga e Kombeve
Me në fund fiton Italia (VIDEO)
Italia me në fund ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve. Ata e kanë mundur me rezultat 0-1 me një gol të vonë Poloninë në Varshavë
Italia i kthehet fitoreve.
Pas një periudhë gati një vjeçare pa fitore në ndeshje zyrtare ka arritur fitore minimale në fund të ndeshjes kundër Polonisë.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Italinë, të cilët krijuan shanse të mira për shënim por që nuk ja dolën që të shënojnë.
Jorginho goditi shtyllën në minutën e parë, derisa Sczezny bëri edhe një superpritje.
Edhe në pjesën e dytë Italia ishte shumë më e mirë dhe mund të themi se e meritojë fitoren.
Biraghi kaloi në epërsi Italiën në minutën e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Italia është në vendin e dytë me 4 pikë, kurse Polonia e fundit me një pikë. E para është Portugalia më 6 pikë, të cilën italianët e presim në shtëpi në nëntor.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/tKOO4j6Opljuz5lGmDUF_14_5ff82a98812919be2126d34a0f2b5137_video.mp4