“Më mirë se sa Zidane e Figo”, ish-ylli Real Madridit lavdëron startin e Bellingham

Jude Bellingham ka dominuar lojtarë si Zinedine Zidane dhe Luis Figo me debutimin e tij në Real Madrid, thotë ish-ylli i Los Blancos, Aitor Karanka.

Mesfushori anglez përfundoi transferimin prej 103 milionë eurosh në Santiago Bernabeu nga Borussia Dortmund gjatë afatit të verës. Priteshin gjëra të mëdha prej tij në Spanjë, por 20-vjeçari ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Ish-mbrojtësi i Los Blancos, Karanka i cili fitoi tre kurora të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij me Realin – ka folur për The Mirror në lidhje me Bellingham dhe startit të tij me 13 gola në 14 paraqitje.

“Nuk pata asnjë dyshim, por ndoshta një befasi vetëm sa shpejt i ka bërë këto gjëra. Kam luajtur me Figon dhe Zidane dhe, edhe për ta, u desh kohë. Më kujtohet kur Zizou mbërriti këtu, muajin ose dy muajt e parë, ai nuk ishte aq i mirë sa ishte në Juventus apo më vonë. Është Real Madridi”.

“Por me personalitetin dhe karakterin e Jude, duket sikur ai ka luajtur këtu për 10 vjet në Madrid. Asnjë klub tjetër nuk është si ai. Kur luaja këtu, kishte lojtarë të mirë, por të gjithë ishin më të vjetër, por tani ka 20 vjeçar, vetëm një që më bie ndërmend është Raul që e filloi me 18 ose 19 vjeç, por kur je aq i ri sa Jude, është e vështirë të gjesh dikë që ka qenë aq i suksesshëm sa ai”, deklaroi Karanka.

Jude Bellingham aktualisht po vuan nga një dëmtim në shpatull, ndërsa ka nënshkruar një kontratë në Real Madrid deri në vitin 2029.

Ai pritet të jetë në garë për Topit të Artë në një kohë të afërt në të ardhmen.