Me largimin e Coutinhos, Griezmann merr fanellën me numrin 7

Antoine Griezmann të premten në mbrëmje ka bërë debutimin zyrtar për Barcelonën në La Liga.

Debutimi i francezit nuk ishte më i miri, pasi Barcelona u mund 1-0 nga Athltic Bilbao në “San Mames”.

Griezmann në këtë ndeshje luajti për 90 minuta, dhe në fanellë barti numrin 17, të cilin e ka zgjedhur pas transferimit te Barcelona.

Por, siç raporton Mundo Deportivo, ylli francez tash e tutje do të marr numrin e tij të preferuar.

28 vjeçari, pas largimit të Philippe Coutinhos te Bayern Munich, do të marr fanellën me numër 7, që mbahej nga braziliani.

Fanellën me numër 7, Griezmann e ka mbajtur edhe te Atletico Madridi, e po ashtu e mban edhe te Kombëtarja e Francës.

loading…