Manchester United i dha të drejtën Ole Gunnar Solskjaer të drejtojë skuadrën për tre sezonet e ardhshme, me kontratën që u firmos dhe u publikua dje.

Ish-trajneri i Molde do të paguhet 7.5 milionë paund në sezon, duke u bërë njëri prej trajnererëve më të paguar në Premier League.

Me këtë pagë norvegjezi lë pas vetes edhe Jurgen Klopp të Liverpoolit.

Trajnerët më të paguar në Premier League:

Pep Guardiola – 15 mln paunad

Mauricio Pochentino – 8.5 mln paund

Ole Gunnar Solskjaer – 7.5 mln paund

Jurgen Klopp – 7 mln paund

Unai Emery – 6 mln paund

Maurizio Sarri – 5.5 mln paund

Ndërkohë që paraardhësi i tij, Jose Mourinho paguhej dyfishin e tij, 15 milionë paund.