“Më kanë kërcënuar me jetë”, Rudina Hajdari merret në mbrojtje

3 ditë më parë deputetja demokrate Rudina Hajdari u shpreh në parlament se ka marrë kërcënime me jetë, që vijnë nga brenda Kuvendit.

Kreu i parlamentit, Gramoz Ruçi në reagimin e tij u shpreh se kërkesën e Hajdarit ia kishte çuar ministris së Brendshme.

Ndërsa sot Hajdari është parë të futet në Kuvend e shoqëruar nga një person i Gardës së Republikës.

Çfarë deklaroi ditën e hënë Rudina Hajdari

Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë që të siguroni ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë.

Nuk mund të ndodhë sot, që në 2019 që deputetët të kërcënohen. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time kur persona më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë kërcënuar.

Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë këtu në parlament.

Sikur janë masat para Kuvendit, masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, nuk duhet të marrë përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat sa më shpejt të jetë e mundur.

loading…