“Me fat që të kam pranë vetes”, Genci publikon foto artistike me Enin

Një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar janë edhe Eni me Gencin.

Përkundër diferencës në moshë, dyshja po arrijnë të shijojnë marrëdhënien e tyre ashtu siç është më së miri.

Ata nuk kursejnë as dedikmet për njëri-tjetrin, duke ndarë imazhe tejet atraktive.

Së fundmi ishte Genci ai i cili nga pushimet publikoi një imazh me Enin por që e shoqëroj me një mbishkrim tejet emocional.

“Me një njeri të mirë, që për fat e kam pranë vetes çdoherë.”, shkroi ai duke u shprehur tejet i dashuruar në të dashurën e tij.