Kosova do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve për të siguruar biletën finale për Evropianin 2020.

‘Dardanët’ patën një rrugëtim fantastik në Ligën e Kombeve dhe tani kanë shansin për t’i vënë kapakun përformancave të jashtëzakonshme, kur do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut më 26 mars në gjysmëfinalen e ‘play-off’.

Faqja “Kosovan Abroad” shkruan në Twitter se biletat do të dalin në shitje më 2 mars dhe se mund të blihen në uebfaqen mktickts.mk.

Në këtë faqe nuk jepen kurrëfarë detaje për biletat e ndeshjes.

?️???? TICKET INFO North Macedonia-Kosovo!

The tickets for the Nations League play-off against North Macedonia will be on sale March 2nd.

The tickets will be sold online through https://t.co/EdXgPGPU0Q. Kosovo fans are given the east stand in the Toše Proeski Arena in Skopje.

— Kosovans Abroad (@KosovansAbroad) February 25, 2020