Kosova do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme në muajin nëntor.
Fillimisht me 14 nëntor Kosova do të udhëtojë në Çeki për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren çeke ndërsa 3 ditë më vonë, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta presë kombëtaren angleze.
Arianit Ahmeti, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës së Futbollit për KosovaPress ka pohuar se me datën 12 nëntor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër “Tre Luanëve”.
“Biletat për ndeshjen kundër Anglisë do të dalin me datë 12 nëntor. 5 % e stadiumit, saktësisht 750 bileta do të jenë për mysafirët, aq edhe sa ju takon në bazë të rregullave”, tha Ahmeti.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00.







