McGregor i bën befasi stafin të Khabibit që e rrahën pas meçit

Conor McGregor ka vendosur se çfarë do të bëjë me sulmin që ia bënë anëtarët e stafit të Khabib Nurmagomedov.

Irlandezi nuk do të bëjë padi ndaj stafit të rusit, pasi me gjasë do të kërkoj ri-përballje.

Kjo është konfirmuar nga i pari i UFC-s, Dana White, që tha se anëtarët e Khabib janë liruar.

“Tashmë, ata janë liruar nga policia, dhe nga McGregor nuk do të ketë padi”, ka thënë White.

McGregor do të kërkoj që të përballet sërish me Khabib, duke kërkuar hakmarrje për turpërimin që ia bën sot.