Mbyllet takimi mes ministrit në detyrë Vitia dhe krerëve të federatave sportive, s’ka vendim

Ka përfunduar takimi mes ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe krerëve të sportit, por nuk është marrë ndonjë vendim.

Sipas Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, palët janë pajtuar, që të takohen sërish brenda 3-4 ditëve.

Takimi i sontëm u mbajt me insistimin e federatave, sidomos FFK-së, për rinisje të aktivitetit sportiv, i ndërprerë për shkak të pandemisë me koronavirusin.

“Ka optimizëm dhe ekziston disponimi edhe i Ministrisë së Shëndetësisë për të rinisur garat, por gjithçka do të varet edhe nga situata”, ka thënë Ademi.