Me dy gola në pjesën e dytë, Dukagjini ka arritur t’i marrë pikët e plota në xhiron e nëntë të Superligës në futboll.

Golat për Dukagjinin i shënuan Bujar Shabani në minutën e 68-të dhe Granit Elezaj në minutën e 94-t.

Nga minuta e 11-të, Malisheva luajti me një lojtar më pak në fushë. Me të kuq u ndëshkua Ardian Hoti.

Dukagjini pas nëntë ndeshjeve ka po aq pikë dhe renditet në vendin e tetë, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e pestë me 12 pikë