Mbyllet qyteti i dytë kinez me 6 milionë banorë, për të ndaluar përhapjen vdekjeprurëse të coronavirusit

Një qytet tjetër kinez është vendosur të mbyllet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës.

Huanggang do të ndjekë rrugën e Wuhan duke ndaluar transportin publik, raportojnë media lokale.

Shërbimet publike të autobusëve dhe hekurudhave do të pezullohen në qytet, i cili është rreth një orë me makinë nga Wuhan në provincën Hubei të Kinës qendrore.

Qyteti ka një popullsi prej të paktën gjashtë milionë banorësh, ndërsa Wuhan është shtëpia e rreth 11 milionë banorëve.

Deri më tani sëmundja ka marrë të paktën 17 jetë dhe ka infektuar qindra njerëz.

Në Wuhan, stacionet e trenave, aeroporti dhe forma të tjera të transportit publik, përfshirë autobusë dhe tragete, ishin vendosur të pezulloheshin këtë mëngjes.

Rastet e virusit janë regjistruar në Australi, Amerikë dhe Tajlandë, por zona përreth dy qyteteve kineze ka qenë duke luftuar shumicën e rasteve.

Zyra e Jashtme Britanike ka këshilluar britanikët që të mos udhëtojnë në Kinë, por nëse udhëtojnë të vënë maska parandaluese në Heathrow, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen.

Vendosja e një qyteti të tërë në mbyllje besohet të jetë e pashembullt në këtë shkallë.

Studiuesit tani sugjerojnë se virusi mund të ishte përhapur nga gjarpërinjtë te njerëzit.