Euro 2024

Mbyllet pjesa e parë, Turqia po e befason Austrinë

Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes Austri – Turqi.

Janë turqit ata që po udhëheqin me rezultat 0:1 me golin e shënuar nga Demiral që në minutën e parë të ndeshjes.

Austriakët janë mundur të rikthehet në lojë, por përveç disa aksioneve të rrezikshme nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e golit. Mbetet të shihet si do të rrjedhin 45 minutat e pjesës së dytë. /Ballkani.info