Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, e vlefshme për grupin B të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Spanjollët kanë shkuar në pushimin 15 minutash me epërsi minimale 1-0, me golin e realizuar nga Ferran Torres në minutën e 13 të ndeshjes.

Me një humbje eventuale, Shqipëria do të eliminohej nga ky kampionat.