Mbyllet pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e dhjetë. 

Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi të pastër 2-0 ndaj Malishevës, shkruan Gazeta Olle.

Ermal Krasniqi realizoi goli e parë nga pika e bardhë në minutën e 17-të. Epërsinë e dyfishoi Qëndrim Zyba krejt në fund të 45-minutave.

Llapi dhe Drenica po barazojnë 1-1 pas 45-minutave të para. Gerhard Progni fillimisht shënoi për epërsinë e Llapit (15′), por barazimi erdhi pas pesë minutave nga Zenel Gavazaj.

Ndërsa, Ferizaj shënoi gol në minutën e fundit të pjesës së parë ndaj Gjilanit, për të shkuar në pushim me epërsi 1-0. Golin e shënoi Meteo Panadic.