Mbyllet pjesa e parë në takimin Ballkani – Zalgiris, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin midis Ballkanit dhe Zalgiris, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Ballkani.info.

Të parët kaluan në avantazh futbollistët e Ilir Dajës. Nazmi Gripdlshi realizoi gol fantastik në minutën e 15-të.

10 minuta më vonë baraspeshën e riktheu Buff me kokë./Ballkani.info/