Mbyllet pjesa e parë – Kosova në epërsi kundër Islandës

Kanë përfunduar 20 minutat e para të ndeshjes Kosovë – Islandë.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll po luan si nikoqire e Islandës, shkruan lajmi.net.

Në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror, Dardanët janë duke udhëhequr kundër Islandës, pas pjesës së parë të takimit.

Kur kishin kaluar 20 minuta lojë, rezultati në semafor shënonte 35:34.

Kosova pati një seri të keqe në 2 minutat e fundit të pjesës së parë, duke shkuar në seri 2:11.

Selektori Marmarinos deri më tani ka aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje.