Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes Andorra – Kosova që po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Ballkani.info.

Dardanët janë në epërsi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Milot Rashica.

Ai mori një asisitim të bukur nga Muslija për të realizuar nga afërsia për epërsinë minimale të Kosovës. /Ballkani.info