Është mbyllur pjesa e parë edhe në ndeshjen mes Ferizaj dhe Malishevës në xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.

Skaudra mysafire është duke fituar me rezultat minimal 0 me 1 pas 45 minutave lojë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Sobowale në minutën e 17’të.

Kujtojmë që në minutën e 12’të skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak në fushë, ku lojtari Marko Jovanovski u ndëshkua me karton direkt të kuq.