Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj-Liria

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ferizajt dhe Lirisë.

Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë, 0:0, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të garojë në Superligën e Kosovës në futboll edicionin e ardhshëm.