Mbyllet pa gola një pjesë e parë e amullt mes TNS dhe Feronikelit

Pjesë e parë e ndeshjes së rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve mes The News Saints dhe Feronikeli është mbyllur baras pa gola, në mungesë të rasteve dhe lojës së rrjedhshme.

TNS është nikoqir i kampionit të Kosovës Niklit në ndeshjen e parë të këtij rrethi kualifikues për Ligën e Kampionëve, e cila ka qenë mjaft zhgënjyese nga të dy palët në 45 minutat e para në Park Hall.

Me kujdes të shtuar kampioni i Uellsit dhe ai i Kosovës ishin shumë të rezerva duke zhvilluar lojë kryesisht në mesfushë.

TNS i pati tri goditje në drejtim të portës së Niklit, por asnjëra në kornizën e saj.

Ngjashëm edhe Feronikeli nuk arriti të rrezikojë seriozisht asnjëherë edhe pse i pati katër goditje në drejtimin e portës vendase.