Mbyllet ndeshja, Kosova merr barazim ndaj Izraelit

Kosova ka barazuar 1:1 ndaj Izraelit por me shumë fat ka mundur të marrë tri pikë.

Kosova e para kaloi në epërsi në pjesën e parë ndërsa vendasit barazuan në pjesën e dytë, shkruan Demokracia.com.

Kosova ka shënuar edhe golin e dytë por VAR-i ia anuloi Rashicës ndërsa i njejti lojtar në minutat shtesë ka pasur një superrast por ka dështuar nga pesë metra.

Kjo është pika e parë e Kosovës në këto eliminatore.