Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.
Pas 45 minutash, Dukagjini dhe Ballkani po luajnë baras 0:0, shkruan Demokracia.com.
Me të njejtin rezultat është edhe ndeshja Drenica – Malisheva.
Kurse, në Mitrovicë, Gjilani po fiton 0:1 me golin e Baton Zabërgjës (’42) ndaj Trepçës ’89.
Tri ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 13-të në elitën e futbollit kosovar.







