Superliga e Kosovës

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani nuk ka arritur ta thyejë mbrojtjen e Gjilanit në pjesën e parë, teksa rezultati atje vijon të jetë 0:0, shkruan Gazeta Express.

E në epërsi minimale 0:1 është Llapi që po avancon ndaj Prishtinës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Muhamet Hyseni.

Me rezultat 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini-Drita, me gjilanasitqë po avancojnë.

Ishte Viktor Hugo i cili shënoi në portën e vet gabimisht.