Mbyllen pjesët e para në Prishtinë e Klinë, këto janë rezultatet

Prishtina i ka mbyllur 45 minutat e pjesës së parë përballë Ferizajt me epërsi me rezultat 1:0 me golin e Kryeziut të shënuar qysh në minutën e 6-të të ndeshjes.

Ky takim po luhet në “Fadil Vokrri”, në kuadër të javës së 11-të në Superligë.

Sot po luhet edhe një ndeshje tjetër ku Dukagjini po ndeshet me liderin e tabelës, Dritën. Skuadra gjilanase është në epërsi me rezultat 0:1 me golin e shënuar nga Ardian Limani.