Mbyllen pjesët e para në ndeshjet: Ballkani – Feronikeli dhe Llapi – Gjilani

Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet derbi në Superligën e Kosovës, ndeshje këto të vlefshme për javën e dytë.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Feronikelit është mbyllur me epërsinë prej dy golave të vendasve.

Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi i shënoi sulmuesi shtatlartë, Mirlind Daku, në minutat 6 dhe 24.

Ndërkaq, pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Gjilanit është mbyllur me rezultatin e barabartë dhe pa gola. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.