rezultatet
Mbyllen pjesët e para në Ferizaj e Malishevë, këto janë rezultatet
Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë dy ndeshjet e sotme që po luhen në kuadër të javës së 14-të në Albi Mall Superliga, shkruan Demokracia.com.
Në Malishevë po ndeshen Malisheva e Trepça ’89 dhe pas fraksionit të parë rrjetet mbetën të heshtura.
Në takimin tjetër Drenica po udhëheq ndaj Ferizajt me rezultat 0:1 me golin e Zekës dhe nëse ndeshja përfundon me fitoren e Drenicës atëherë Ferizaj përfundimisht do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën, ani pse deri në fund ka shumë lojë për t’u zhvilluar. /Demokracia.com