Mbyllen pjesët e para: Gola më “bollëk” në Malishevë, “paqe” në Ferizaj

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet hapëse të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka hasur në vështirësi në fraksionin e parë të lojës në takimin kundër Ferizajt në udhëtim, shkruan Demokracia.com.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin ndihmës në Ferizaj.

Malisheva në takimin tjetër kundër Drenicës është duke avancuar me rezultat të ngushtë 2:1.

Sobowale zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të, për ta barazuar më pas Abazi në minutën e 35-të për Drenicën.

Megjithatë, në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt, Malisheva u kthye në epërsi me supergolin e Hazrollajt nga gjuajtja e lirë.