Champions League

Mbyllen pjesët e para, City po vuan përballë Realit, gjithçka baras në Munih

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në sfidën e dytë çerekfinale që po luhet në “Ethiad stadium”.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 0:1 në favor të madrilenëve dhe nëse mbetet kështu Reali kualifikohet në gjysmëfinale.

Në takimin tjetër Bayern Munich – Arsenal gjithçka është baras dhe 45 minutat e parë janë mbyllur me rezultat 0:0.  /Ballkani.info