Kampionatin Evropian

Mbyllen kualifikimet, këto janë 21 ekipet që siguruan Evropianin

Sonte janë mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

Kosova i mbylli me humbje 0:1 nga Bjellorusia dhe ngelet e parafundit në grupin I.

Lajm i mirë është kualifikimi i Shqipërisë në Evropian.

Përveç kuqezinjve, në Euro 2024 kualifikohen edhe Gjermania, Spanja, Skocia, Franca, Holanda, Anglia, Italia, Turqia, Kroacia, Çekia, Belgjika, Austria, Hungaria, Serbia, Danimarka, Sllovenia, Rumania, Zvicra, Portugalia dhe Sllovakia.

Edhe tri vende kanë mbetur të lira, të cilat do të mbushen pas play-offit të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/