Mbyllen katër ndeshjet e Kupës së Kosovës, Gjilani mposhtet nga Istogu

Janë zhvilluar sot edhe katër ndeshje të vlefshme për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Skuadra që janë kualifikuar për në fazën tjetër janë A&N e cila e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal 1-0, njëjtë sikur edhe Feronikeli që po me të njëjtin rezultat e mposhtu Arbërinë.

Befasia e ndeshjeve të ditës së sotme ishte Istogu që e ka eliminuar Gjilanin me rezultat 2-0, ndërsa Trepça 89 ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ferizajit për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.