Mbushet me komente të shqiptarëve fotografia ku Vuçiqi paraqet “Kosovën si Serbi”

Ka nxitur shumë reagime të përdoruesve shqiptarë në Instagram një fotografi e postuar të mërkurën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën paraqiste hartën e Kosovës me flamur të Serbisë.

Në kujtim të “Trazirave të marsit”, Vuçiqi kërcënoi Kosovën se “do të ketë përgjigje adekuate” po që se përsëritet një gjë e tillë.

Pos deklaratave publike, ai i shtoi qëndrimit të tij edhe fotografinë ndaj të cilës kanë reaguar shumë qytetarë nga Kosova që e kanë mbushur me komente.

“Kosova është Shqipëri”, është komenti më i shpeshtë që mund të haset në këtë fotografi.

Në shumë grupe në rrjete sociale kanë nisur mobilizimet edhe për raportim të postimit si “Fake News”.