Mbrojtja e çeliktë e Barçës në La Liga: 8 gola të pësuar në 25 ndeshje

Nëntë pikë avantazh ndaj Real Madridit është një distancë solide për Barcelonën, e rritur edhe falë mbrojtjes së çeliktë.

Ekipi i Xavi Hernndezit vazhdon të fitojë me rezultat minimal, por që nuk po pëson gola, shkruan “Gazeta Express”.

Mbrëmë, katalunasit e mposhtën Athletic Bilbaon në udhëtim me rezultat 1:0, ndërsa kanë arritur në 19 ndeshje pa pësuar gol nga 25 sa i zhvilluan deri tash këtë edicion në kampionatin spanjoll.

Pra, katalunasit janë 19 ndeshje pa pësuar gol, plot 4 larg Juventusit e Lazios (15 ndeshje pa pësuar gol), 6 më shumë se Napoli (13) dhe shtatë larg Arsenalit, Neëcastlet e Remsit (12) nga ligat më të forta evropiane.

Në total, Barça i ka pësuar veç 8 gola deri tash, një gjë të cilën nuk e ka arritur askush deri tash.

Atletico dhe Deportivo në Spanjë i kishin pësuar nga 10 gola në sezonet 1990/91 respektivisht 1993/94, që konsideroheshin statistikat më të mira deri tash.

Barcelona po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga, ndërsa në fundjavë do ta zhvillojë “El Clasicon” me Real Madridin, ku mund të përcaktohet gjithçka nëse mbesin pikët në “Camp Nou”.