Mbrojtësi i Unitedit zbulon se Mourinho ka raport të mirë me futbollistët

Mbrojtës i krahut te Manchester United, Diogo Dalot ka thënë se trajneri Jose Mourinho ka raport shumë të mirë me skuadrën e tij.

Ish anëtari i Portos ishte një prej tre blerjeve të verës së kaluar, me Mourinhon që është ankuar vazhdimisht lidhur me mungesën e transferimeve.

Trajneri portugez kritikoi lojtarët e tij për mungesën e guximit në barazimin e fundjavës së kaluar me Crystal Palace, por Dalot siguroi se nuk probleme mes trajnerit dhe futbollistëve.

“Jose kishte shumë ndikim në vendimin tim për të ardhur këtu, ai ishte shumë i rëndësishëm. Historia e tij flet për të, mënyra sesi e ka ndryshuar futbollin. Raporti i tij me futbollistët është shumë i mirë gjë që më impresionoi. Ai më shtyu të transferohesha te Unitedi sepse më dha besim”, deklaroi Dalot.

Mbrojtësi portugez zbuloi se edhe Cristiano Ronaldo ishte një tjetër faktor që ndikoi në transferimin në “Old Trafford”, duke kujtuar vitet e kaluara të pesë herë fituesit të Topit të Artë te 20 herë kampionët e Anglisë.

Dalot ka zhvilluar vetëm dy paraqitje me fanellën e Manchester Unitedit prej se u transferua nga Porto për shumën e 22 milionë eurove.