Argjentina u eliminua nga gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës pasi humbi me rezultatin 2-0 përballë Brazilit, por trajneri Scaloni mund të jetë i lumtur, pasi arriti të fitojë disa lojtarë të rinj, si Lautaro Martinez, Paredes dhe Foyth.

Ky i fundit luajti titullar në thuajse të gjitha takimet duke zhvilluar paraqitje vërtetë mbresëlënëse, teksa mbrëmjen e së mërkurës në Belo Horizonte i dha një leksion driblimi edhe Philippe Coutinhos.

Juan Foyth është 21 vjeç dhe prej dy sezonesh është pjesë e Tottenhamit në Premier League, ndërsa me “Spurs”-at ka zhvilluar edhe 12 takime, por pas paraqitjeve në Copa America, pritet të gjejë më shumë hapësira.

https://www.youtube.com/watch?v=Yh2LG2gfy5s