Situata te Juventusi nuk është e qetë, pas humbjes 2-0 në “Wanda Metropolitano”.

Menjëherë janë intensifikuar zërat se trajneri Allegri do të largohet në fund të sezonit, sido që të venë punët.

Ndërkohë, edhe mendja e futbollistëve bardhezinj nuk është aspak e qetë. Kjo duket qartë në përplasjen virtuale që Joao Cancelo ka pasur me një tifoz (ndjekës të tij) në Instagram.

Tifozi është i fiksuar pas “Fantacalcio” (Fantazi Futboll), lojë ku të gjithë mund të bëhen trajnerë virtualisht. Ai ishte shumë i zhgënjyer nga paraqitjet e mbrojtësit portugez në sfidat e fundit me bardhezinjtë, duke e “djegur” në zgjedhjet e bëra. Për pasojë, shfryu dufin ndaj tij, sepse i kishte shpërdoruar mjaft pikë në lojën virtuale.

Portugezi e humbi qetësinë dhe iu përgjigj tifozit “me zjarr”. Ky i fundit e vijoi “luftën virtuale” me Cancelo, duke e bërë publik mesazhin e tij: “Ik q**u, nuk më plas fare për “Fantacalcio” a “fantam*t”, rëndësi ka të fitojmë. Mos më dërgo më mesazhe!“

Kjo ishte përgjigjia e “ndotur” e futbollistit, pas mesazhit të tifozit, që i shkruante në Instagram: “Domethënë, për një asist apo ndonjë gol duhet të presim dy vite? Në “Fantacalcio” i shpenzova gjithë paratë për ty në mbrojtje, por për momentin zhgënjim. Pastaj, gjithë këto kartonë të verdhë që i merr kot, nuk e marr vesh“.